Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm më 4 nëntor në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi pranë zonës së njohur si “Mileniumi”. Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në një automjet tip “Benz”, me pronar A.N. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.



