Dy alarme për bombë në aeroportin e Romës! Avionët luftarakë shoqërojnë fluturimin e Ryanair

spot_img
Advertisements

Aeroporti Fiumicino në Romë u vu sot në gatishmëri pas dy alarmeve për bomba në avionë. Në njërin rast ndërhynë ekipet e çminimit, ndërsa në tjetrin u ngritën në ajër avionë luftarakë të Forcave Ajrore Italiane.

Dy alarme për praninë e mundshme të bombave në avionë kanë vënë në gatishmëri aeroportin “Leonardo da Vinci” në Fiumicino të Romës. Në njërin prej rasteve, avionët luftarakë italianë u ngritën në ajër për të shoqëruar një fluturim të kompanisë Ryanair që vinte nga Lisbona.

Sipas mediave italiane, alarmi i parë u regjistrua rreth orës 09:40, pas një telefonate anonime që njoftonte për praninë e një bombe në një avion që sapo kishte ulur në aeroport.

spot_img

Latest articles

Related articles