Një viktimë, plumba në Tiranë dhe shpërthim me eksploziv

spot_img
Advertisements

Një i vdekur, një i plagosur dhe një shpërthim me tritol. Tre ngjarje janë shënuar në Tiranë brenda pak orëve.

Informacione paraprake

-Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

-Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.

-Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale.

spot_img

Latest articles

Related articles