Vllaznia fiton ndaj Tiranës, Elbasani ndal Teutën

spot_img
Advertisements

Vllaznia triumfoi sot 2-0 ndaj Tiranës në klasiken e futbollit shqiptar, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Shkodranët u shfaqën më kërkues që nga minutat e para dhe kaluan në avantazh në minutën e 42-të me Edon Muratajn.

Në pjesën e dytë, Tirana tentoi të reagonte, por Vllaznia arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 68-të me Adnard Mehmetin, duke vulosur fitoren 2-0.

Me këtë sukses, Vllaznia ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Tirana mbetet me 11 pikë.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Elbasani dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, asnjëra nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Me këtë rezultat, Teuta vijon të kryesojë kampionatin me 20 pikë, ndërsa Elbasani ka 8 pikë. Në stolin e skuadrës verdheblu debutoi trajneri i ri, Glen Daja.

spot_img

Latest articles

Related articles