Një super tender korruptiv në Sheshin Nënë Tereza. Manovrat financirare dhe kompanitë e përfshira

spot_img
Advertisements

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli bashkimin e kompanive Progeen dhe Bami SHPK si fituese në tenderin me fond limit 22.5 milionë euro për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi Nënë Tereza.

Kontrata kapitale “me çelësa në dorë” i është besuar këtij konsorciumi për vlerën përfundimtare prej 1,63 miliardë lekë pa TVSH (rreth 17.5 milionë euro).

Gara për të fituar të drejtën e transformimit të sheshit monumental, ku trafiku i makinave do të groposet tërësisht nëntokë përmes tre rampave masive me pjerrësi 15%, kishte tre oferta më të ulëta se ajo që u shpall fituese.

Tan Agolli dogji tre ofertat më të ulëta
FSHZH aplikoi në këtë procedurë kriterin e ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto. Kjo do të thotë se çmimi i ofruar kishte vetëm 60% të peshës së vlerësimit, ndërsa 40% e pikëve ndaheshin për kritere kritike si aftësia organizative, stafi, periudha e garancisë dhe Fondi i Sigurisë në Kantier (PSK).

Pikërisht ky sistem vlerësimi solli skualifikimin e operatorëve që kishin ofruar çmime më të ulëta:

  • Bashkimi “Ferro Beton & Nova Construction Group”, ndonëse paraqiti ofertën më të lirë në tabelë (1.31 miliardë lekë), u skualifikua pasi nuk plotësoi numrin minimal të sondave të shpimit dhe vibratorëve të betonit të kërkuar.
  • Kompania “Agi Kons” sh.p.k (e dyta më e lirë me 1.41 miliardë lekë) u eliminua pasi Komisioni zbuloi një tentativë për dublim kapacitetesh. Të njëjtët inxhinierë dhe kamionë me të njëjtat targa ishin deklaruar paralelisht në një tender tjetër fitues nëpër qarqe, duke thyer parimin e disponueshmërisë ekskluzive.
  • Kompania 4 A-M e vëllezërve Metaliaj gjithashtu kishte një ofertë më të ulët, prej 1.6 miliardë lekësh. Kjo kompani, ndonëse nuk u skualifikua, u vlerësua me më pak pikë se sa bashkimi i kompanive Progeen dhe Bami.
spot_img

Latest articles

Related articles