SPAK: Belinda Balluku merret e pandehur për korrupsion dhe pastrim parash!

spot_img
Advertisements

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun për disa vepra penale. Prokuroria deklaron se Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, deklarim i rremë i pasurisë dhe pastrim parash. Paraditen e sotme SPAK ia komunikoi akuzat në prani të avokatit. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në nëntë procedura tenderimi, të kryera në bashkëpunim, si dhe për dy raste të mosdeklarimit, fshehjes apo deklarimit të rremë të pasurisë. Një tjetër akuzë është ajo e pastrimit të produkteve të veprës penale, që sipas Prokurorisë lidhet me dy pasuri të paluajtshme.

NJOFTIMI ZYRTAR

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

  • “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
  • “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
  • “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
  • “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
  • “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

spot_img

Latest articles

Related articles