Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndaj familjeve të të miturve që morën pjesë në protestat e dhunshme, duke deklaruar se do të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.
Rama u shpreh gjithashtu se të rinjtë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë nuk do të përfitojnë arsim falas, ndërsa theksoi se nuk do të marrin financime nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
“U them të gjitha familjeve të atyre fëmijëve, që do ta paguani. I lini rrugëve nga 13 vjeç të marrin rolin e mburojës së tjerve. Fatura e atyre dëmeve do t’ju përndjekë deri në fund.
Nuk do të kthehen në shkollë normalisht.
Nuk do të kenë arsim falas ata që dalin e dhunojnë policët, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin nga taksat e shqiptarëve’, tha Rama.



