150 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve

spot_img
Advertisements

Mbi 150 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë protestave në Tiranë.

Forumi i Dialogut Politik i drejtuar nga Prof. Ermal Hasimja u ka bërë thirrje pedagogëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen kësaj nisme, duke e kthyer solidaritetin me studentët në një reagim publik të komunitetit universitar kundër dhunës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Forumi i Dialogut Politik fton pedagogët të nënshkruajnë deklaratën dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme në mbështetje të studentëve që kanë protestuar.

Pedagogët i bëjnë gjithashtu thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë çdo akt dhune ndaj studentëve, përfaqësive diplomatike të reagojnë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe protestuesve të ruajnë pronën publike e private.

Nisma synon të bashkojë zërat e komunitetit akademik në mbrojtje të të drejtave të studentëve dhe kundër dhunës ndaj tyre, duke kërkuar që reagimi të mos mbetet vetëm në nivel deklaratash, por të shprehet edhe përmes mbështetjes konkrete.

“Solidariteti nuk mjafton të shprehet, duhet edhe të dëshmohet!”, thekson Forumi i Dialogut Politik në thirrjen drejtuar pedagogëve në të gjithë vendin.

spot_img

Latest articles

Related articles