Revolta e studentëve kundër qeverisë së Edi Ramës ka sjellë reagime edhe nga personazhe të njohura të artit, muzikës dhe modelingut. Aurela Gaçe, Emina Çunmulaj, Adrola Dushi dhe Luana Vjollca janë ndër emrat që kanë shprehur publikisht mbështetje për të rinjtë, ndërsa në reagimet e tyre kanë ngritur shqetësime për të ardhmen, humbjen e shpresës dhe përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.
Përmes mesazheve në rrjetet sociale, ato kanë shprehur solidaritet me të rinjtë dhe kanë kritikuar mënyrën se si po trajtohen kërkesat e tyre.
Këngëtarja Aurela Gaçe është një prej artisteve ka dalë në mbështetje të të rinjve protestues.
Në reagimin e saj, Gaçe ka ngritur shqetësimin për humbjen e shpresës së të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.
Mesazhi i saj është përcjellë me shprehjen: “Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”, duke e lidhur reagimin e këngëtares me situatën e krijuar nga protestat.
Ndwrkohw edhe modelja e famshme Adrola Dushi kritikuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama,
“Uroj të provosh të njëjtën gjë që ka përjetuar populli”, është deklarata e përcjellë përmes së cilës modelja shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj kryeministrit.
Edhe modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka reaguar në mbështetje të protestës studentore kundër qeverisë Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Çunmulaj ka theksuar se të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe se institucionet duhet t’i dëgjojnë kërkesat e tyre.
“Rinia nuk asht armiku i nji shteti, por e ardhmja e tij. Zani i tyre nuk duhet me u hesht me dhunë, por me u dëgju me respekt”, ka shkruar modelja, duke shprehur kundërshtimin e saj ndaj përdorimit të dhunës për të heshtur protestuesit.
Në mbështetje të studentëve ka dalë edhe moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca.
Në reagimin e saj, Vjollca ka kundërshtuar dhunën ndaj të rinjve që protestojnë kundër qeverisë.
“Dhuna ndaj tyre është e papranueshme”, është mesazhi i përcjellë në titullin e raportimit të Panorama-s.



