Rinia studentore është hedhur në protestë kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë.
Asgje e saktë nuk po kuptohet, me përjashtim tê faktit që studentët nuk e ndiejnë perspektivën e tyre në Shqipëri.
Ku?
Çfarë?
Si?
Dhe:
si do do të përfundojë kjo protestë rinore universitare?
Duhet pritur, por Shqipëria sot nuk e ka një kryeministër që dashuron Shqipërinë, shqiptarët dhe historinë e Shqipërisë.
Por kjo revoltë studentore në thellësinë e saj është një mllef i studentëve, të cilët tani nuk mund ta pranojnë më emigrimin: dhe ky është sot motivi kryesor i studentatit të Shqipërisë.
Atëherë?
Duhet pritur që të qartësohemi, por pyetja është kjo:
A do ta japë dorëheqjen kryeministri Rama.
Po të ishte shqiptar do tê jepte dorëheqjen, por ne e dimë tani që Edi Rama është për shkatërrimin e Shqipërisë.
Por..
Shqipëria nuk mund të shkatërrohet, kurse Edi Rama, po nuk dha dorëheqjen, ai do të ketë një fund tragjik.
Ky ka qenë në Evropë fundi i revoltave studentore të këtij lloji në raport me kryeministrin, të cilit ato i kanë kërkuar dorëheqjen.



