Si do të shkojë ? – Analiza

spot_img
Advertisements

Kur më pyesin si do të shkojë ?

Ju them me llafe popullore këto mendime që shkruaj me gjuhë didaktike:

Partitë politike parlamentare pavarësisht përfshirjes në protestë kanë detyrim përcaktim të dëshmojnë se janë për “stabilitetin”, më pas për demokracinë dhe ndonjëherë për drejtësinë. Sepse duhet të bëjmë “mirroring” me kërkesat ndërkombëtare për vendin tonë brenda një rajoni e kontinenti. “Mirroring” është përshembull dënimi i një akti terrorist në një kontinent tjetër për të dëshmuar se jemi kundër terrorizmit.
Senatorja amerikane J. Shaaheen, shefja e komisionit për inteligjencën, përfaqësuese e Deep Deep deep State, deklaroi në Tiranë dhe kryeqytete të tjera se do stabilitetin mbi të gjitha. PS, PD dhe parti të tjera për të luajtur lojën politike ndërkombëtare janë të kujdesshme për të mbështetur ‘lëvizje destabilizuese’, edhe pse janë demokratike e qytetare.
Këto 3 ditë Piktori e Doktori ju janë ofruar kancelarive si Faktor stabiliteti. Kush e kupton e kupton. Nuk mund të ketë rënie qeverie se protestohet dhunshëm sepse pas gjashtë muajsh me një qeveri tjetër mund të ketë protesta të dhunshme që duan rrëzimin e qeverisë. Pra, logjika protestë e dhunshme rënie qeverie nuk pranohet në rajon. Vuçiç e mbajti 2 vite dhe negocioi termat e dorëzimit. Ruajtje pasurie. Garanci personale.
Protesta entuziaste mund të detyrojë faktorin ndërkombëtar ti kërkojë KM një proces politik, përmes një tryeze në presidencë ose ambasadën e SHBA, për të rikthyer shtetin në shina demokratike përmes votës, me afate.

spot_img

Latest articles

Related articles