Studentët e Korçës raportohet se kanë dhunuar shefin e Komisariatit të qytetit, Emiljan Pashaj. Burime për mediat bëjnë me dije se Pashaj është dhunuar nga protestuesit, pas momentit kur ai së bashku me efektivët që janë në terren, kanë tentuar të shoqëronte disa të rinj të cilët në shenjë revolte kanë shkatërruar sot vendin. Deri në këto momente që raportojmë, nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e Pashajt.
Ndërkohë prej gati tre orësh, Tirana është shndërruar në një kaos të vërtetë. Nxënës e studentë janë bërë sot bashkë në zemër të Shqipërisë duke “përmbysur” vendin, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej tyre. Numri i saktë i të shoqëruarve nuk dihet akoma. Ajo që dihet deri më tani është se protesta dalë jashtë kontrollit, pasi qindra mijëra studentë po vijojnë me marshimin dhe shkatërrimin e hapësirave publike, çka ka sjellë dhe pezullimin e transporteve publike.



