Bajram Begaj ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë. Presidenti i Republikës, përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje studentëve që është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e tyre.
Ai tregon se e ka derën e hapur dhe i mirëpret ata të ulen në diskutime, në të mirë të vendit. Në reagimin e bërë në kanalin zyrtar në facebook, thuhej:
“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.
E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.
Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.
Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet.
Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit



