Spartak Ngjela
Një kryeministër i paaftë i qeveris sot në Tiranë
Rinia në Tirane është në një protestë, e cila e ngre lart moralin e rinisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Rinia studentore në Tiranë nuk ndien perspektivë.
Motivim të lartë qytetar, dhe respekt për atdheun po tregon sot kjo protestë e rinisë studentore në Tiranë.
Respekt për rininë tonë!
Dhe kjo protestë sigurisht që po sjell zhvillim në karakterin demokratik të Republikës së Shqipërisë.
Suksese!
Protesta e Studentëve po ngre lart moralin e rinisë në Shqipëri.
Dhe kuptohet që kjo do të vijojë.
Suksese!
Koha po vjen drejt historisë progresive të Shqipërisë, e cila sot është në një histori ku nuk ka zhvillim shoqëror.
Prisini dhe shikoni kohën e re që po vjen në zhvillimin e Shqipërisë.
A do ta detyrojë dorëheqjen e kryeministrat kjo protestë rinore e krejt-qytetare dhe progresive, që shihet se do të zmadhohet edhe më tej në Tiranë?
Është rini e pastër dhe në progres shoqëror, në një vend që nuk ka opozitë, kjo është ajo që po shohim.
Dhe kjo po shihet sot si një progres historik në vendin tonë, dhe, po të vijojë, sigurisht që do të krijojë një situatë tepër pregresive, në një zhvillim të ri shoqëror e demokratik në Shqipëri.
Kjo është koha e rinisë studentore në zhvillimin tone historik, që i ka të gjitha mundësitë për të qenë edhe fillimi i një epoke të re demokratike në Shqipëri.
Një kohë e re historike po vjen sot në Shqipëri…



