I vihet flaka dyqanit të dy vajzave gjatë natës në Tiranë, digjen edhe dy makina

spot_img
Advertisements

Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e lëndës djegëse në ambientet e biznesit.

Si pasojë, dyqani, në pronësi të dy vajzave, është djegur plotësisht. Flakët kanë përfshirë edhe dy automjete të parkuara pranë biznesit, të cilat gjithashtu janë dëmtuar nga zjarri.

Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

spot_img

Latest articles

Related articles