Kompania ONE nuk zbaton masat Autoritetit të Konkurrencës!

spot_img
Advertisements

Pas denoncimeve dhe ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me çmimet e larta të shërbimeve nga operatori telefonik One Albania, në korrik të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës vendosi masa të forta ndaj saj. Në vendimin e 24 korrikut, kompanisë ONE iu la një afat 90 ditor për të ndryshuar sjelljen e saj dhe për të korrigjuar praktikat e dëmshme për qytetarët shqiptarë.

“Konkurrenca” i ka kërkuar operatorit ONE që të ulin tarifat e shërbimit të tyre dhe të krijojnë paketa të posaçme dhe më të favorshme për studentët e moshës 18-23 vjeç dhe pensionistët të cilët e kanë mjaft të vështirë të përballojnë çmimet aktuale.

Kanë mbetur edhe 15 ditë nga përgfundimi i afatit 90 ditor të caktuar nga institucioni që mbikëqyr konkurrencën. Masat e tjera kërkonin që paketa më e lirë të jetë e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes dhe jo vetëm në kanale digjitale si dhe që abonentët të kenë mundësi të kalojnë në një paketë shërbimi më të lirë pas përfundimit të kontratës.

Gjithashtu kërkohej që çdo ndryshim në çmim i shërbimit që ofrohet, t’u komunikohej abonentëve individualisht të paktën 30 ditë përpara. Megjithatë në kanalet e të dy operatorëve nuk janë bërë të qarta në mënyrë të plotë disa prej masave që janë kërkuar nga Autoriteti, sidomos ato që lidhen me paketat për studentët dhe pensionistët

spot_img

Latest articles

Related articles