FIER-Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot”, ku lënda plasëse ka shpërthyer në derën e biznesit në pronësi të Agim Kananajt. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.



