Përplasja me çamët e Vlorës, Inez Harjulla zhduket pa gjurmë

spot_img
Advertisements

Prej dy ditësh, një prej emrave më të kërkuar të botës së krimit në Vlorë është zhdukur pa lënë gjurmë duke ngjallur dyshime për një tjetër eleminim të ngjashëm me atë të Ervis Martinajt. Rrethanat janë të ngjashme, telefonat fikur duke ndërprerë kontaktet me familjen, personi i zhdukur Inez Hajrulla i shpëllur në kërkim nga policia dhe shoqërimi i fundit me një vajzë.

Diferenca me rastin e Martinajt është se familja e Inez Hajrullës nuk ka nxituar të bëjë denoncim në polici, por sipas raportimeve, ka deklaruar se do të presë 72 orë.

I ashtuquajturi “Ini” është një të nga dyshuarit e policisë dhe familjes Sinoimati për atentatin me snajper në Vlorë.

22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë në janar të 2024 u qëllua për vdekje me snajper. Djali i Sokol Sinomati dhe nipi i Benardit u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë së tij, që ndodhej në katin e tretë të një pallati pranë poliklinikës së qytetit.

Pas kësaj ngjarjeje vetëm në fund të vitit të kaluar kanë ndodhur tre episode, dy në Vlorë dhe një në Tiranë, të cilat kanë tronditur qytetin dhe besohet se kanë lidhje mes tyre.

Mendohet se lënda eksplozive e vendosur në lokalin The Boss në Lungomare më 8 dhjetor 2024, më pas atentati ndaj Kevit Hajrulla në 18 dhjetor në zonën e Çoles, por njëkohësisht edhe ngjarja në Tiranë ku u vendos tritol me dron në shtëpine e marrë me qera nga Elena Arza ku qëndronte dhe Benard Sinomati, janë ngjarjet të cilat kanë ndezur sërish përplasjet e bandave në Vlorë.

spot_img

Latest articles

Related articles