Shqiptari vdes pas shpërthimit në rafinerinë e “Motor Oil”, një tjetër në luftë për jetën në spital

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje rreth orës 11:00 në një rafineri në Greqi, ku një shpërthim i fuqishëm la të plagosur dy shqiptarët: Dorian Hysa dhe Robert Cakaj.

43-vjeçari Robert Cakaj nuk ka arritur t’u mbijetoi plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë pasditen e sotme në spital.

Ndërsa 50-vjeçari Dorian Hysa bëhet me dije se vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive.

Sipas mediave greke mësohet se kontraktori i kompanisë së jashtme që kryente punimet u shoqërua në komisaria. Prokurori ka kërkuar që ai të arrestohet.

spot_img

Latest articles

Related articles