Një ish-oficer i CIA-s është deklaruar fajtor për mashtrim me vlerë rreth 200 milionë dollarë, pasi policia gjeti 298 shufra ari, 2 milionë dollarë në para të gatshme dhe 35 orë luksoze në shtëpinë e tij.
David Rush, 49 vjeç, i cili fillimisht u akuzua për vjedhje të fondeve publike, u deklarua fajtor dje për mashtrim me transferta bankare.
Sipas dokumenteve të gjykatës, midis nëntorit 2025 dhe marsit 2026, Rush kërkoi vazhdimisht shuma të mëdha valutash të huaja dhe dhjetëra miliona dollarë në ar, gjoja për “shpenzime të lidhura me punën”.
Prokurorët pretendojnë se ai sajoi një skemë tepër sekrete për të justifikuar blerjen e pasurive të patundshme luksoze në Floridën Jugore, të cilat planifikonte t’i rishiste më vonë për përfitime personale.
Rush pranoi gjithashtu se i kishte kaluar informacione shumë të klasifikuara në lidhje me një “burim sekret njerëzor” të qeverisë amerikane një përfaqësuesi të paautorizuar të një qeverie të huaj.
Sipas prokurorëve, zbulimi i këtij informacioni mund të kishte rrezikuar sigurinë dhe jetën e burimit, si dhe të zyrtarëve amerikanë që punuan me të.
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha se Rush “abuzoi me pozicionin e tij dhe tradhtoi besimin e publikut”.
Rush do të duhet t’i paguajë dëmshpërblim qeverisë amerikane dhe të heqë dorë nga prona dhe asete të tjera që lidhen me mashtrimin.



