Trupi i pajetë i një gruaje rreth 70 vjeçe është gjetur në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe që prej asaj kohe nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.
Mësohet se trupi është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera.



