Refat Agolli, 60 vjeçari nga Bulgareci është viktima e aksidentit të ndodhur ditën e sotme në hyrje të Korçës. Si çdo mëngjes, Refat Agolli doli nga shtëpia për të shitur qumësht dhe po udhëtonte me biçikletë nga fshati i tij drejt qytetit të Korçës.
Papritmas, automjeti i drejtuar nga polici me inicialet D.M, në rrethana të paqarta, mori para biçikletën e tij, duke bërë që Refat Agolli të përfundonte në tokë pas përplasjes. Për shkak të plagëve të marra, fatkeqësisht ai mbylli sytë përgjithmonë në vendngjarje.



