Ylli Rakipi “tradhton” Endri Meksin, me Artan Dulakun! Prapaskenat

spot_img
Advertisements

Gazetari me karrierë të gjatë në median shqiptare, Ylli Rakipi, rikthehet në ekran me emisionin “Të Paekspozuarit”, një format që ka spikatur ndër vite për debatet e forta, analizat politike dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të moderimit.

Me stilin e tij karakteristik, pyetjet e drejtpërdrejta dhe përballjet e forta me personazhet e politikës shqiptare, Rakipi ka krijuar një identitet të veçantë në ekran. Ndër momentet më të komentuara të karrierës së tij kanë qenë edhe përplasjet dhe debatet me kryeministrin Edi Rama, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Tashmë, “Të Paekspozuarit” rikthehet në Vizion Plus, duke sjellë sërish në qendër të vëmendjes zhvillimet politike, aktualitetin dhe debatet mbi çështjet më të rëndësishme të vendit, çdo të martë dhe të enjte, në orën 20:45.

#tepaekspozuarit #yllirakipi #vizionplustv #vizionplus

spot_img

Latest articles

Related articles