‘Trondit’ Berisha: Kam foto të Gys Agasit me Vlora Hysenit tek vila

spot_img
Advertisements

Sali Berisha, ka pretenduar se kryeministri Edi Rama, ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe biznesmeni Ergys Agasi janë takuar së bashku në vilën e këtij të fundit.

Gjatë një deklarate, Berisha tha se takimet mes Ramës, Hysenit dhe Agasit janë zhvilluar në vilën e biznesmenit, për të cilën pretendoi se Rama kishte pasur rol në projektimin e interierit.

“Rama, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi janë takuar të tre së bashku tek vila e kuqe. Takimet me Ergysin dhe Vlora Hysenin i kanë bërë në vilën e Ergys Agasit, në të cilën Edi Rama, sipas dëshmitarëve, ka qenë arkitekt i interierit të saj, i brendësisë së saj”, tha Berisha.

Ai shtoi se ka pasur pretendime se vila mund të jetë e lidhur me kryeministrin, por theksoi se nuk mund ta konfirmojë këtë.

Berisha deklaroi gjithashtu se ka marrë nga persona që i cilësoi si “qytetarë dixhitalë” një fotografi, e cila, sipas tij, tregon Vlora Hysenin duke hyrë në banesën e Ergys Agasit.

“Dua ta them këtu, qytetarë dixhitalë më kanë dërguar mua fotografinë e Vlorë Hysenit duke hyrë në banesën e Ergys Agasit, në vilën e tij. Nuk e kam publikuar sepse nuk doja të hyja në çështje personale”, u shpreh kreu i PD-së.

spot_img

Latest articles

Related articles