Një 23-vjeçar me origjinë egjiptiane humbi jetën dhe një 18-vjeçar u plagos në një aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Makina dyshohet se doli nga rruga pas një parakalimi të gabuar, ndërsa gjatë transportimit të të plagosurit drejt Traumës u aksidentua edhe autoambulanca.



