Bledi Çomo është një rilindës i devotshëm me një karrierë të gjatë si shërbëtor i pushtetit socialist. Karriera politike e tij nisi si freshist në vitin 2004. Më vonë ai punoi si sekretar i deputetit Fatmir Xhafa, ndërsa pas 2013-ës u zgjodh sekretar i Këshillit të Qarkut Korçë dhe më pas nënkryetar i Bashkisë Pogradec.
Por gjithë këto vite shërbim u shpërblyen vitin e kaluar, kur Edi Rama e mori dhe e emëroi deputet të qarkut Korçë, duke përfaqësuar qytetin e Pogradecit.Në Shqipërinë e Edi Ramës, pushteti dhe paraja ecin bashkë.Një vit pasi mori mandatin si deputet i Pogradecit, Bledi Çomo ka vendosur t’i shpërblejë zgjedhësit e tij duke u ngulur një përbindësh betoni 23 kate mu në zemër të qytetit.Në fund të korriut, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejet për një numër të madh kullash dhe resortesh nëpër Shqipëri.Mes tyre, u miratua dhe një kullë e quajtur “Feneri i Pogradecit”, e cila do të jetë 23 kate e lartë.“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje për kullë 23 kateKompania ndërtuese e kullës është Molos shpk. Ajo zotërohet nga deputeti socialist Bledi Çomo dhe vëllai i tij, Genci Çomo.Në shtator të vitit të kaluar, pasi u zgjodh deputet, Bledi Çomo hoqi dorë nga zotërimi aktiv i kuotave të tij duke caktuar një shtetas të quajtur Kristi Kokoneshi si person të besuar.Kjo është një manovër fiktive, që diktohet nga Kushtetuta, e cila nuk i lejon deputetët të marrin asete, liçenca apo leje publike.Por zotërimi pasiv nuk heq pronësinë. Pronari i Molos vazhdon të jetë Bledi Çomo. Me pak fjalë, Edi Rama i dha leje deputetit të tij të Pogradecit për të ngritur një përbindësh betoni 23 kate në zemër të qytetit.Që nga zgjedhja e tij si deputet, ky është ndoshta kontributi më i madh që përfaqësuesi i popullit Çomo ka dhënë për zgjedhësit e tij pogradecarë. Aktiviteti i tij në Parlament është thuajse inekzistent, përtej votimit me besnikëri të ligjeve që dikton Edi Rama.Kjo maxhorancë është e zhytur gjer në fyt në konflikt interesi.Ministra që marrin status investitori strategjik, deputetë që marrin leje për kulla, drejtor që ndërtojnë kompani private për të marrë kontratat e institucioneve të tyre e shumë bëma të tjera.Por oreksi i zyrtarëve të maxhorancës nuk kursen asgjë. Jo vetëm tenderat, por tani as qytetet. Të ngulësh kullë 23 kate në Pogradec, është babëzi në kufijtë e kriminales./Kapital



