Ministri Salla drejton gishtin ndaj kryebashkiakes së Lushnjes, Sefa: Na ngordhe peshqit moj e uruar!

spot_img
Advertisements

Ka nisur pastrimi i rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë, ku mijëra peshq ngordhën pas zbrazjes së ujit për punimet në digë dhe shkarkues.

Forcat e Armatosura, Bordi i Kullimit dhe Bashkia e Lushnjës janë angazhuar me mjete në terren për largimin e peshqve të ngordhur dhe pastrimin e ujëmbledhësit.

Ndërkohë, nën hetim është vënë Fredi Mara, 58 vjeç, administrator i firmës që po kryen rehabilitimin e digës. Sipas policisë, kompania nuk mori masat e duhura për menaxhimin e ujërave gjatë punimeve.

Hetimet po kryhen për dëmtim të habitateve dhe ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës.

Në rezervuar shkoi edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla. I pyetur se kujt i takonte përgjegjësia për peshqit që ndodheshin në ujëmbledhës përpara zbrazjes së tij, ministri drejtoi gishtin nga pushteti vendor.

spot_img

Latest articles

Related articles