Zbulohet një Call Center mashtrues te Rruga e Kavajës, 4 në pranga dhe 1 një kërkim (EMRAT)

spot_img
Advertisements

Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë. Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e Kavajës ku ka arrestuar 4 persona, të cilët i ka kapur në flagrancë.

Të arrestuar janë Emirjon Xhafa, 40 vjeç, Genci Ndoni, 42 vjeç, Ekzon Dervishi, 32 vjeç dhe Eroll Hyslihaka, 31 vjeç.

Përmes platformës online, ata mashtronin qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian për t’u marrë para.

Pronari Taulant Beleraj, 45 vjeç, është shpallur në kërkim ndërsa një 23-vjeçare është nën hetim në gjendje të lirë.

Policia ka sekuestruar 13 kompjuterë, 19 celularë dhe 7 laptopë.

Më 10 shtator, SPAK goditi sërish ‘Bluenergycall’, një grup mashtrimi me ‘call center’, nën hetim prej 2021 për të cilin ekzekutoi 8 masa sigurie nga 11 të lëshuara. ‘Call center’-i në Rrugën e Kavajës në pronësi të Redian Kukës, mashtronte qytetarë gjermanë dhe vendeve të tjera europiane përmes investimeve në bursa fiktive apo investime në metale me vlerë dhe diamante.

Edhe në prill, u goditën 3 ‘call center’ mashtrues që ushtronin aktivitetin kriminal në 12 zyra. Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 900 mijë euro cash dhe në pranga ranë 10 persona.

spot_img

Latest articles

Related articles