Me makinë mbi trotuar për video në TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit, heqje patente

spot_img
Advertisements

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e kalimtarëve i kanë kushtuar shtrenjtë një qytetari në Berat.

Policia e ka ndëshkuar me një gjobë prej 60 mijë lekësh dhe tërheqje të lejes së qarkullimit për shkak të mungesës së kontrollit teknik dhe siguracionit.

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

spot_img

Latest articles

Related articles