Kryeministri Rama ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit, pas arrestimit të ish-drejtueses, Vlora Hyseni. Në mbledhje edhe presidenti Begaj.
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi
Kryeministri, Edi Rama
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo
Ministri i Financave, Petrit Malaj
Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi
Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj



