PLL, Axhami: Opozita të shpallë Protestën kombëtare kundër qeverisë

spot_img
Advertisements

Kreu i PLL, Shpëtim Axhami përmes një komunikimi publik ka deklaruar:

Për Partinë Lëvizja e Legalitetit, nuk pritej gjë ndryshe!
KM Rama, në vidiomesazhin e tij, vazhdoj me propogandë dhe manipulim të situatës ku ndodhet shteti duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi, duke anashkaluar thelbin e ngjarjes dhe duke u marrë më tepër me median për çfarë ajo u mundua të zbuloj dhe SPAK-un për gjoja teprim zbatueshmërie të ligjit.
Çfardo që mundohet të thotë dhe të deklaroj KM Rama, Ai, me manipulim dhe propogandë, nuk mund të fshehi krizën e rëndë ku gjendet shteti me institucionet e larta të sigurisë së tij, nuk mund të fshehi krimin dhe korrupsionin në nivele rë larta qeveritare, nivelin e ulët ekonomik dhe çdo krizë tjetër.
Kjo situatë aktuale nuk duhet kaluar si një ngjarje e radhës apo lajm kronike, ajo na vë të gjithëve para përgjegjësive, prandaj çdo faktor opozitar duhet të ngrihet në përgjegjësinë dhe misionin e vet politik dhe nuk duhet të mjaftohemi thjeshtë me fajësime deklarative.

spot_img

Latest articles

Related articles