Spartak Ngjela: Rama duhet të gjejë avokatë të mirë penalë

spot_img
Advertisements

Po dëgjoj intervisten publike të kryeministrit Edi Rama, për arrestin dhe padinë penale kundër ministres së tij.i
Kuptohet: ai është i shqetësuar, por jo i trembur nga frika.
Por ajo që kuptohet nga apologjia e Rames për ministrat e tij ́nën akuzë, është fakti që kuptohet se Rama është i shqetësuar, jo per ministrat nën akuze, por nga një shqetësim personal, dhe, jo me një shqetësim për shtetin dhe historinë që po vjen e po ecën si luftë antikorrupsion, por për veten e tij. Dhe deri ketu, ai ka të drejtë.
Të shohim.
Por SPAK, siç duket, po i afrohet kryeministrit Rama. Ketu është edhe shqetësimi Rama që tregoi ai sot kur u shfaq në TV.
Por Rama siç duket ende nuk e di që, kur hetimin e drejton një organ i pakorruptuar, drejtësia ecën nëpërmjet provës, dhe jo interesit të pushtetit apo kapitalit që blen drejtësinë.
Çfarë i mungoi Rames në intrrvistën kundër SPAK që ai sapo e mbaroi?
Rames i mungon aftësia profesionale e një avokati që po mbron vetveten, por ama përpara një akuze kundër ministres së tij, e cila mund të shkojë déri te kryeministri Rama.
Ajo që Rama nuk e fshehte dot në apologjinë e tij qe ai bëri sot – ishte siguria personale, të cilën kuptohej se nuk e kishte humbur krejtësisht, edhe pse ishte nën shqetësim.
Por u kuptua kur nuk e tha mē arsyen e tij të thellë juridiko- penale, të cilën ai e ka shprehur botërisht:
Akuza është personale

Aktualisht kuptohet se kryeministrit po i mungon siguria personale, sepse siç duket nuk e di se çfarë do të deponojnē të akuzuarit e qeverisë se tij, të cilët jane nën akuzë penale për korrupsion.
Por ai duhet të jetë i përgatitur me avokatë të mëdhenj që dinë të operojne me faktet, me sigurinë e një logjikë matematike, në funksion të provës.

Por, për shqetësimin i Edi Rames si kryeministër i Shqipërisë, ne e pamë se ai shqetësim i tij nuk ishte te arsyeja e provës për bashkëqeveritarēt e tij të akuzuar, dhe prandaj ishte jashtë sistemit juridik të provës; por ama Rama u kuptua se ai ishte në koshiencën e një kryeministri që po kërkon të trembë SPAK.
Por, a do ta bëjë dot?
Me ate retorike psikologjike dhe jo juridike, mendoj se Rama i ka zhgënjyer edhe ekspertët ndërkombëtarë që po e ndjekin këtë proces.
Por gjithsesi, ne duhet ta theksojmë se ende jemi në nje parashikim dhe jo te fakti apo te provat e procesit penal kundër ministres së Ramës.

Gjithsesi, nën një proces historik, në proceset penale si ky proces penal që ne po flasim, provat kundër një qeverie të akuzuar për korruosion sigurisht që, hap pas hapi, duhet t’i paraqiten hapur opinionit publik në Shqipëri.
Por pyetja thelbësore për këtë çështje, ēshtē kjo:
Po Rama a është një kryeministër i korruptuar?
Derisa SPAK nuk ka folur ende per të, unë nuk kam se çfarë të them.
Por une e di që, një kryeministër i aftë që vjen nga jurisprudenca, vepron dhe operon logjikisht me proven e akuzës, por jo me forcen pushteti, me të cilën ai mundi të trémbë akuzën.
Por na duhet të theksojmë se:
Koha politike, në shtetet dhe shoqëritë e kurruptuara, çdo kryeministër kështu ka ecur para gjykatës ku ai akuzohet:
Rama është në një mbrojtje arkaike të vetes, por me gjuhën e një kryeministri qe po u thotë kundërshtarëve të vet: forca e shtetit tonë ende qëndron tek unë.
Asgjë.
Fakti që po ndihet i shqetësuar, Rama na jep të kuptuar që, qenia e akuzës penalë nga SPAK kundër qeverisë Rama duhet te jetë me provat e duhura. Por gjithsesi, keto nuk mjaftojnë për akuzën kundër Kryeministrit të Shqipërisë.
Prandaj gjithçka duhet dëgjuar nga procesi penal para gjykatës që do ta gjykoje këtë çështje deri në dhënien e vendimit penal.
Të shohim!

spot_img

Latest articles

Related articles