Motori përplaset me shtyllën, humb jetën djali i ri! Plagoset 17 vjeçari

spot_img
Advertisements

Cërrik / Informacion paraprak

Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

spot_img

Latest articles

Related articles