“Unë e dua këtë vend me kokën lart dhe flamurin sa më lart, e dua brenda BE-së. Sot kur më kanë ndalur në këtë sallë me të zbritur pikërisht tema e drejtësisë të gjithë kundërshtarët e mi, që nga të përdalët opozitarë, dua të jem shumë i qartë me ju të gjithë, le ta hedhin atë bombë në mëngjes, drekë dhe darkë”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama pasi zbriti nga avioni në Rinas.
Pas skandalit të shefes së SHISH-it, Vlora Hyseni, Edi Rama u shfajësua duke deklaruar se kur erdhi në pushtet nuk premtoi se nuk do të kishte shkelje ligji, por që do të vinte fundi i pandëshkueshmërisë.
“Premtova rilindjen e një Shqipërie të rrënuar dhe shtetbërjen, jo një qeverisje që askush s’do shkelë kurrë në dërrasë të kalbur. E mbi të gjitha, u zotova për fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm.
Ky është ndryshimi historik që po ndodh. Pyetja me vend nuk është: Si ka mundësi që të mos e dijë kryeministri? Por: Si mund ta dijë që vartësi i tij po mendon ta shkelë ligjin?” deklaroi ai.



