Ergys Agasi u ka treguar policisë dhe institucioneve të tjera fotografi që provonin vrasjen e Ervis Martinajt.
Këtë deklaroi Elton Qyno në podcastin “MaShqip me Flamur Vezaj”, ku bashkë me Artan Hoxhën foli për fuqizimin e Agasit pas zhdukjes së Martinajt në gusht 2022.
Sipas Qynos, informacioni mund të ketë shkuar edhe te Edi Rama dhe prej asaj kohe Agasi fitoi besimin e kryeministrit.
Elton Qyno foli për fotografi që Agasi, sipas tij, ua kishte treguar vetë institucioneve.
“Me foto u tregoi institucioneve se Ervis Martinaj është vrarë dhe për këtë mori gjithë besimin e Ramës”, tha gazetari, duke shtuar se Agasi mund t’ia ketë dërguar materialin edhe Vlora Hysenit.
Qyno e vendosi pikërisht në atë periudhë ndryshimin e pozicionit të Agasit./MaShqip



