Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”.
Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga janë caktuar dy masa sigurie, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar në Shkodër.
Bëhet me dije se gjatë operacionit është vënë në pranga 50-vjeçari Bledar Çafi. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër.
Po ashtu është lëshuar urdhërarrest për Indrit Doklen. Në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin Indrit Dokles lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.



