Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila u dorëzua një ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, do të përballet me Gjykatën e Posaçme të enjten për t’u njohur me masën e sigurisë.
Siç rezulton në dosjen e SPAK, ajo ka pasur komunikime periodike të përditshme me Agasin, një pjesë edhe erotike gjatë kohës që ai ishte në kërkim nga Prokuroria e Posaçme
“Te gjitha shpirt… O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim… Problemi eshte koha… Sa konsistenc kemi….Cfare na bene o Zot” zbulohen komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.Sipas burimeve mediatike Hyseni gjatë marrjes në pyetje nga SPAK-u ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Ergys Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, por ka ngritur alibinë se ai i ka ofruar “bashkëpunim” por që pretendimi duket i pabazuar.



