Fatjon Kalluci, shefi i laburatorit shkencor në policinë e shtetit është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimit të dosjes së AKSHI-t, ku I hetuari kryesor është Ergys Agasi.
Zyrtari i lartë i policisë së shtetit është një personazh kyç që ka dalë gjatë hetimeve edhe për shkak të rëndësisë së punës që ka mbajtur në institutin e policisë shkencore.
Pikërisht në këtë drejtori, ai merret ekskluzivisht me administrimin e provave dhe dokumenteve për krime të ndryshme që mund të ndodhin në Shqipëri, në policinë e shtetit. E gjithsesi, për shumëkënd ky fakt nuk përbën çudi duke ditur lidhjet e forta që ka pasur Ergys Agasi në policinë e shtetit. Nuk dihet se deri ku ka influencuar Ergys Agasi për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve për dosje të bujshme.



