Bizneset nga Kosova investuan 186.4 milionë euro vetëm vitin e kaluar në Shqipëri

spot_img
Advertisements

Kosova rezulton se është investitori i tretë më i madh në Shqipëri, pas Holandës dhe Italisë. Vetëm vitin e kaluar, bizneset nga Kosova kanë investuar 186.4 milionë euro në Shqipëri, duke u zgjeruar ndjeshëm.

Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka publikuar disa shifra interesante dhe thotë se shqiptarët nuk po investojnë vetëm në prona të patundshme, por po blejnë dhe po zhvillojnë edhe biznese të mëdha.

Sipas Panxhas, kjo është dëshmi se marrëdhëniet e biznesit kanë avancuar shumë më shpejt se politika dhe Kosova është bërë investitori i tretë më i madh në Shqipëri. Disa prej investimeve kryesore:

  • Viva Fresh Group e bleu SPAR Albania për 36.4 milionë euro, pastaj rrjetin Eco Market dhe gjashtë markete të KMY-së.
  • Albi Group e bleu Fashion Group Albania për rreth 7.6 milionë euro, bashkë me operacionet e Mango, Geox, Parfois, Carpisa dhe Aldo.
  • KAN Group e mori operimin e KFC-së në Shqipëri dhe po zgjerohet në krejt rajonin.
  • Dukagjini Group po investon rreth 80 milionë euro në Dukagjini Resort, te Rana e Hedhun.
  • Vertex Holding, kompani e lidhun me Artmotion dhe Devolli Corporation, e bleu Tring-un, një prej operatorëve kryesorë të televizionit dhe internetit.

“Këto kompani nuk po ikin prej Kosovës. Në Kosovë janë rritë dhe forcu; tash po bahen kompani rajonale. E Shqipëria është hapi i parë ma i natyrshëm”, shkruan Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

spot_img

Latest articles

Related articles