Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi të shtunën se Arabia Saudite mund të ketë nevoja ushtarake për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga lëvizja Houthi e Jemenit dhe se Turqia është e gatshme të ndihmojë në kuadër të një pakti trepalësh mbrojtjeje, i cili përfshin gjithashtu Pakistanin.
“Ne shohim se ka sulme shumë serioze ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Arabisë Saudite. Ne kemi një marrëveshje aleance në paktin tonë. Jemi në solidaritet të plotë për këtë çështje… Ata mund të kenë disa nevoja ushtarake, veçanërisht për çështje teknike. Nuk do të kishim asnjë problem për t’i përmbushur ato,” u shpreh Fidan për transmetuesin NTV.




