nga Dritan Demiraj
TË NDERUAR BASHKËATDHETARË SHQIPTARO-AMERIKANË TË MICHIGANIT POR JO VETËM!
Në lidhje me vizitën e breksalepit të Surrelit në Michigan në datën 20 shtator në hotelin Marriot në Troy, ju informoj se është krijuar një strukturë e përkohshme që shërben si “drejtoria e pritjes” dhe që kryesohet nga biznesmenë të cilëve sekti anti shqiptar i Rilindjes ju ka falur licensa dhe toka publike për panelet diellore si dhe objekte shtetërore dhe licensa kazinoje në Shqipëri.
Miq të dashur!
Kushdo që ka dashurinë dhe përgjegjshmërinë më të voglël për Kombin Shqiptar, ju ftoj të zgjoheni dhe të reagoni për të kundërshtuar me mjete demokratike vazhdimin e shitjes përfundimtare të Shqipërisë.
Ndërkohë që shqiptarët e ndershëm të Michiganit punojnë me djersën e ballit duke bërë nga dy punë, hajduti i Tiranës kërkon tju vendosë në krye Komitetin e Bashibozukëve Patronazhistë që i janë turrur Shqipërisë me lugë në brez.




