Me argumentin se po zbatojnë një vendim të detyrueshëm gjykate, si masë sigurie, Thesari i Tiranës, ka zhbllokuar pagat e Gjykatës së Posaçme.
Këto paga, pas 14 ditësh, janë me vlerat e reja, ndërsa pritet që zyrtarisht në bankë pagat e stafit të kalojnë ditën e martë, më 15 shtator. Zyrtarisht, nuk ka ende asnjë konfirmim, ndërsa burime sqaruan se tashmë vetëm për ata magjistratë që kanë të fituar një masë sigurie nga administrativja do të zhbllokohen fondet/ Arsen Rusta



