Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i policisë ditën e sotme në Portin e Durrësit, ku në kontejnerët me mish pule që kishin ardhur nga Brazili në Portin e Durrësit u sekuestruan 41 kg e 350 gramë kokainë me një vlerë tregu prej rreth 2 milionë euro.
Burime për MCN, bëjnë me dije se kompania e cila kishte porositur mishin e pulës dhe ku u gjeten 41 kg kokaine i përket AMG Food, DIMAL me pronar Arben Goxhaj.
Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me kokainë.



