“Mund të zhduket njerëzimi” – 3 gjigantët e AI-së bashkohen nga frika e humbjes së kontrollit

spot_img
Advertisements

Tre prej figurave më të fuqishme dhe njëkohësisht rivale të industrisë së Inteligjencës Artificiale po gjejnë një pikë të pazakontë dakordësie: zhvillimi i teknologjisë mund të jetë duke ecur tepër shpejt.

Sam Altman, drejtuesi i OpenAI, dhe Elon Musk kanë mbështetur publikisht thirrjen e Dario Amodei-t, drejtuesit të Anthropic, për të ngadalësuar ritmin e zhvillimit të sistemeve më të avancuara të Inteligjencës Artificiale.

Konsensusi i rrallë vjen pas një jave me paralajmërime të forta mbi sigurinë e AI-së dhe rrezikun që aftësitë e sistemeve të avancuara të zhvillohen më shpejt sesa mekanizmat njerëzorë për t’i kontrolluar ato.

Në një ese të publikuar të shtunën, Amodei argumentoi se industria teknologjike “duhet të ngadalësojë ritmin me të cilin përmirësojmë aftësitë e modeleve të AI-së”, duke thënë se shpejtësia e zhvillimit ishte rritur “në mënyrë drastike” gjatë verës.

Thirrja mori menjëherë mbështetjen e dy prej rivalëve të tij më të mëdhenj.

Dario ka të drejtë”, shkroi Musk në X, duke shpërndarë esenë e Amodei-t.

Altman gjithashtu doli në mbështetje të propozimit.

“Jam dakord me Dario-n se duhet të kontrollojmë ritmin në frontier”, shkroi ai, duke iu referuar kufirit më të avancuar të zhvillimit të modeleve të Inteligjencës Artificiale.

Altman mbështeti veçanërisht një nga propozimet e Amodei-t: kompanitë që zhvillojnë modelet më të fuqishme të AI-së t’u japin ekspertëve të pavarur akses të vazhdueshëm për vlerësimin e sistemeve të tyre.

“Angazhimi për t’u dhënë vlerësuesve të pavarur akses të ngjashëm me atë të punonjësve është një ide e shkëlqyer dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”, deklaroi Altman.

Mbështetja reciproke është e pazakontë për një industri të karakterizuar nga konkurrencë e fortë tregtare dhe rivalitete personale.

OpenAI dhe Anthropic janë ndër laboratorët kryesorë në garën për modelet më të avancuara të Inteligjencës Artificiale, ndërsa Musk drejton xAI dhe prej vitesh ka një marrëdhënie konfliktuale me Altman dhe OpenAI.

spot_img

Latest articles

Related articles