Mësuesit i hedhin tritol në banesë, dyshohet se ishte ‘paralajmërim’

spot_img
Advertisements

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, në oborrin e banesës së Meti Bushatit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar hodhën një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Meti Bushati dhe bashkëshortja e tij janë mësues dhe njihen nga banorët e zonës si një familje e rregullt.

Ndërkohë, një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet me vëllain e Meti Bushatit, Gëzim Bushatin, i cili jeton në Gjermani. Sipas burimeve, Gëzim Bushati ka pasur probleme me ligjin në Gjermani, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse kjo rrethanë ka lidhje me sulmin ndaj banesës.

spot_img

Latest articles

Related articles