Kryeministri Rama me bujarinë që e karakterizon ka firmosur që 9 hektarë pronë shtetërore në Gjirin e Lalëzit do t’i vihen në dispozicion për 1 euro kompanisë “Omnix Albania”, pas së cilës qëndrojnë katër shoqëri.
Sipas të dhënave të regjistrit tregtar, aksioneri më i madh është kompania “KLAR”, e Shkëlqim Beshirit, me 50% të kapitalit.
Beshiri është përfolur jo pak herë për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Duhet theksuar se këto lidhje janë raportime dhe pretendime mediatike.
Nga 17.5% zotërojnë “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, respektivisht në pronësi të Arian dhe Besnik Leskajt. Dy biznesmenët janë djemtë e Valentina Leskajt, ish-deputete dhe ish-zyrtare e lartë e Partisë Socialiste.
Krahu tjetër i pronësisë të çon te një emër që ka qenë drejtpërdrejt pjesë e opozitës. “RDA Petrol”, me 15% të kapitalit të “Omnix Albania”, është në pronësi të Fation Veizajt, ish-deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Veizaj hyri në Kuvend në vitin 2021 dhe e dorëzoi mandatin në janar 2023.

marrë nga Skyweb



