Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve më të larta të regjistruara gjatë krizës së vitit 2022. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta po tregtohet deri në 229 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur në 219 lekë për litër.
Nafta është shtrenjtuar me 7 deri në 10 lekë për litër, nga rreth 219 lekë që ishte çmimi i mëparshëm, ndërsa benzina ka pësuar një rritje edhe më të ndjeshme. Nga 205 lekë për litër, çmimi i saj ka kaluar në 216-219 lekë.
Rritja e fundit vjen pas një tjetër goditjeje në tregjet ndërkombëtare të naftës. Më 10 shtator, çmimi i Brent u ngjit deri në rreth 110 dollarë për fuçi, nga rreth 100 dollarë më parë. Sot, nafta bruto po tregtohet rreth 104 dollarë për fuçi.
Operatorët paralajmërojnë se, nëse pengesat në furnizim thellohen, çmimet mund të përballen me presione të reja rritëse.
Në këtë situatë, operatorët kërkojnë që qeveria të marrë masa për lehtësimin e barrës fiskale mbi karburantet



