PD përkujton Azem Hajdarin/ Noka: Rruga e vetme është rrëzimi i narko-regjimit është protesta

spot_img
Advertisements

Partia Demokratike ka përkujtuar Azem Hajdarin në 28-vjetorin e vrasjes së tij.

Në një ceremoni ku u vendosën kurora me lule në monumentin kushtuar Hajdarit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, bëri thirrje për organizim dhe përballje të fortë kundër qeverisë, të cilën e cilësoi si narko-regjim.

Noka u shpreh se figura e Hajdarit mbetet frymëzim dhe motiv për çdo shqiptar që kërkon liri dhe demokraci, duke theksuar se vendi ka nevojë për protesta dhe kryengritje qytetare për të ndalur shpopullimin dhe rrënimin e vendit.

“Kjo është një ditë ku ne nderojmë, kujtojmë, Azem Hajdarin, këtë tribun liberator që u priu me guxim dhe kurajë protestave studentore për të përmbysur regjimin më gjakatar që ka njohur historia e Shqipërisë.

Sot pas 28 vitesh, Azem Hajdari për çdo demokrat, për çdo shqiptar që i thotë lirisë liri dhe demokracisë demokraci është frymëzim. Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës.

Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin. Ndaj në këtë ditë, krahas nderimit dhe mirënjohjes që Partia Demokratike ka për këtë tribun liberator, ne i bëjmë apel çdo shqiptari.

Kjo ditë duhet të jetë dita që simbolizon betejën, kryengritjen, duhet të jetë apel për çdo shqiptar. Të mbështesim çdo protestë, të ngrihemi të gjithë.

Narko-regjimi sot përveçse ka futur Shqipërinë në varfëri, përveçse po vjedh dhe po rrënon gjithçka, përveçse po shpopullon, ai ka një synim antikombëtar, ta shkatërrojë Shqipërinë.

Ndaj rruga e vetme është ajo që na ka mësuar dhe na ka lënë amanet Azem Hajdari, të organizohemi, të ngrihemi, të rrëzojmë narko-regjimin”, tha Noka për mediat.

spot_img

Latest articles

Related articles