Ministrja Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës!

spot_img
Advertisements

Problemet në sektorin e Shëndetësisë janë plaga më e madhe për shqiptarët, që vijojnë të vidhen pafund nga konçesionet abizive të dhëna ndër vite, ku spitalet private po korin pafund lekë.

Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë, pak minuta pasi foli për prioritete, u tregua e prerë se fokus i saj mbetet transformimi i shëndetësisë. Por ndërsa të gjithë e pritën ministren me buzëqeshje, të tjerë, ndoshta të emëruar dhe pa meritë kanë filluar të bëjnë nderet e fundit duke hapur dhe mëtej palgën e korrupsionit në sistemin shëndetësor.

Arisa Cane, drejtoreshë e Operatorit të Sterilizimit, e cila menaxhonte buxhetin e tre shërbimeve të mëdha; sterilizimin, check up-in dhe dializën u shkarkua direkt nga ministrja Klodiana Spahiu pasi e sfidoi hapur dhe i bëri nderin e fundit privatëve duke shpallur suedezët e Diaverum fitues të tenderit 50 milionë euro që do të ofrojëshërbimin e dializës në katër vitet e ardhshme.

Tenderi, sipas burimeve mediatike, u kërkua personalisht nga ministrja Spahiu që të mos aprovohej, pasi ajo kishte dyshime dhe kërkoi që të sqarohej personalisht me atë se çfarë do të ofronte kompania, duke qënë se është dhe një njohësr shumë e mirë e sktorit të shëndetësisë.

Spahiu hasi në kundërshtinë e Arisa Canes, dhe fillimisht kërkoi që ajo të pezullohej pëkohësisht deri sa situata të qartëdlsohej. Por Cane, nxitoi dhe bëri nderin e fundit duke i hapur një plagë sistemit dhe firmosi tenderin për suedezët e Diaverum, të cilët ishin edhe pjesëmarrësit e vetëm në garë, duke i shpallur fitues. Kompania kishte ofruar çmimin 4.44 miliardë lekë ose 48.2 milionë euro.

Menjëherë Spahiu firmosi largimin e saj, ndërsa ka nisur një hetim i brendshëm që më pas do t’i përcillet dhe autoriteteve ligjzbatuese.

Arisa Cane u emërua në krye të Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) nga ish ministrja e larguar Evis Sala, në fillim të këtij viti.

spot_img

Latest articles

Related articles