Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Trojas në Belsh, ku një elektricist ndërroi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, teksa shtetasi Klajdi Zekthi 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.



